TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eljon Toçi ka nisur këtë edicion po ashtu siç përfundoi të kaluarin, duke shënuar gola të rëndësishëm për ekipin e të rinjve të Fiorentinës. Sulmuesi i përfaqësueses U21, ishte protagonist në duelin e sotëm që skuadra e tij fitoi 1-0 ndaj Milanit, duke shënuar golin e vetëm të sfidës.
Toçi, i cili në edicionin e kaluar falë golave që shënoi ndihmoi Fiorentinën të fitonte Kupën e Italisë për të rinj, këtë sezon mban edhe shiritin e kapitenit dhe ishte pikërisht ai që udhëhoqi ekipin e tij në fushën e lojës për sfidën e sotme.
Goli erdhi në minutën e 49 të sfidës, kur pas një aksioni në krahun e majtë, Toçi lëshoi goditjen vendimtare drejt portës, duke tundur rrjetën për herën e vetme në këtë sfidë, që ishte njëkohësisht goli i parë për këtë sezon për sulmuesin shqiptar.
Ai shënoi 11 gola në 33 ndeshje me ekipin e të rinjve të Fiorentinës në kampionat në sezonin e kaluar.