SPORT, 3 Prill 2023, 19:45

Çfarë ndodhi?! Shtyhet me një orë ndeshja në Serinë A, shpërthen zjarri në dhomat e zhveshjes

Çfarë ndodhi?! Shtyhet me një orë ndeshja në

Ndeshja mes Empolit dhe Lecces, e vlefshme për javën e 28-të në Serie A është shtyrë për 60 minuta.

Në njoftimin e klubit mikpritës thuhet se fillimi i ndeshjes u shty për shkaqe sigurie.

Ndeshja ishte e parashikuar të luhej nga ora 18:30, por ka filluar në orën 19:30.

Sipas “DAZN”, vendimin për shtyrjen e ndeshjes erdhi për shkak të një zjarri që shpërtheu në dhomat e zhveshjes.

Zjarri thuhej se ishte i vogël, por po përhapej me shpejtësi.

Të dy ekipet u evakuuan në mënyrë që shërbimet zjarrfikëse të mund të hynin dhe të shuanin zjarrin, por duke pasur parasysh se ai u ndez nga sistemi elektrik, ekziston frika për më shumë probleme të mundshme dhe duhet hetuar, veçanërisht në një stadium që mban mijëra njerëz.

Sipas mediave italiane, gazetarët e kuptuan se diçka nuk ishte në rregull vetëm kur lojtari i Empolit, Tommaso Baldanzi, kërkoi të përdorte tualetin në zonën e shtypit të stadiumit “Carlo Castellani”.