TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pushimet e Dani Olmos në Valencia nuk kanë shkuar siç duhet.
Mesfushori spanjoll ra pre e një grabitjeje në mes të ditës. 24 vjeçari i Leipzig po drejtonte makinën e tij kur u ndalua nga hajdutët, me këta të fundit që e kërcënuan.
Olmo, u detyrua t’ua jepte orën, e cila ka një vlerë hiç më pak se 30 mijë euro.
Bashkë me Danin gjendej edhe vëllai i tij, i cili u plagos, pasi tentoi të kundërshtonte grabitësit.
Autoritetet kanë nisur tashmë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndonëse kuptohet se se nuk do të rimarrin më orën.
Lajmi është bërë publik në mediat më të mëdha botërore.