SPORT, 19 Qershor 2022, 20:28

Oferta e re/ Barcelona, 50 milionë euro për Levandovskin

Oferta e re/ Barcelona, 50 milionë euro për Levandovskin

Levandovski do Barcelonën. Pas ofertës prej 30 milionë eurosh, të cilës Bajerni i Mynihut as që u mundua t’i përgjigjej, katalanasit po përgatisin një ofertë të re prej 50 milionë eurosh.

Kështu të paktën mbështet “Bild” në raportin e fundit, duke theksuar se Barcelona e do shumë sulmuesin polak dhe shpreson që të paktën me këtë shumë, bavarezët të hyjnë në proces për të shqyrtuar lëshimin e sulmuesit me përvojë.

Vlen të theksohet se kontrata e Levandovskit do të kompletohet verën e ardhshme, ai ka sqaruar se ëndrra e tij është Barcelona dhe nuk dëshiron të vazhdojë në Bayern Munich dhe pavarësisht 33 viteve të tij, katalanasit këmbëngulin për ta blerë.