SPORT, 19 Qershor 2022, 21:17

Juventusi nuk e pret më Di Marian, gati të mbyllë transferimin e futbollistit të Bundesligës

Juventusi nuk e pret më Di Marian, gati të mbyllë transferimin e

Juventusi duket se nuk ka më kohë për të pritur vendimin e Anhel Di Marias lidhur me zgjedhjen e skuadrës së tij të radhës, me bardhezinjtë që sipas raportimeve të fundit duket se janë pranë marrëveshjes me Frankfurtin për transferimin e Filip Kostiç.

Gazetari i njohur sportiv Patrik Berenger ka publikuar lajmin se dy klubet janë pranë arritjes së një akordi i cili mendohet për mesfushorin serb, i cili pritet t’i kushtojë “Zonjës” rreth 17 milionë euro.

29-vjeçari e ka arritur prej kohësh marrëveshjen personale me Juventusin dhe është në pritje të dakortsimit mes klubeve për të udhëtuar drejt Torinos për vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë.