TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani mposhtet në transfertën e Sasuolos me rezultatin e pastër 0-2.
Kuqezinjtë pësuan golin e parë që në minutën e 5’ nga Berardi, por planet e Alegrit u shkatërruan kur Fikajo Tomori doli me karton të kuq në minutën e 24 për shkak të dy kartonëve të verdhë brenda 15 minutave. Kështu u mbyll dhe pjesa e parë. Në të dytën, kuqezinjtë u shkatërruan menjëherë kur Lauriente dyfishoi shifrat me një supergol.
Miqtë tentuan të reagonin, por nuk arritën të bënin dot asgjë. Kështu Milani nuk përfitoi nga hapi fals i Napolit mbrëmë në transfertën e Komos për ti marrë vendin e dytë, teksa ngelet në vendin e 3-të me 67 pikë.