TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Java e 10-të e Superiores luan tre sfidat e saj të fundit, me gjigandët e kampionatit që zbresin në fushën e lojës.
Në orën 14:00 luhet derbi Tirana-Dinamo në stadiumin “Selman Stërmasi”. Të dyja skuadrat ndodhen në krizë rezultati dhe tre pikët janë gjëja e vetme për të cilën do të futen në fushë.
Në orën 17:00, Skënderbeu pret në Korçë Egnatian. Vendasit do tentojnë të përsërisin suksesin e javës së parë, ndërsa nga ana tjetër rrogozhinasit duan të ruajnë kreun.
Po në këtë orë luhet dhe takimi mes Teutës dhe Partizanit në stadiumin “Arena e Demave”, me durrsakët si pritës. Këto dy skuadra nuk janë përballur akoma me njëra-tjetrën për këtë sezon dhe në fushë do të hynë për tre pikët për objektivat personale.
TIRANA – DINAMO 14:00 “SELMAN STËRMASI”
SKËNDERBEU – EGNATIA 17:00 “STADIUMI SKËNDERBEU”
TEUTA – PARTIZANI 17:00 “ARENA E DEMAVE”.