TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bajer Leverkusen ka mahnitur çdo analist dhe kritik të futbollit deri në këtë pikë të sezonit. “Aspirinat” në urdhrat e Ksabi Alonsos nuk e njohin humbjen pas 8 javësh Bundesligë, e përkthyer me vendin e parë.
7 fitore dhe barazimi kundër kampionëve të Bajernit në transfertë është bilanci i ekipit ku inkuadrohet Granit Xhaka. Fillimisht u tha në mediat gjermane se Viktor Bonifejs dhe Florian Virc ishin “arkitektët” e kësaj ecurie thuajse perfekte, por nëse analizojmë deri në detaje çdo të dhënë nga gjiri i tyre, dëshmohet tjetër tablo.
STATISTIKAT- Mbrojtja e Bajer Leverkusenit ka shënuar 8 gola dhe ka kontribuar me 8 asiste. Grimaldo dhe Frimpong mbajnë peshën me të madhe, respektivisht “raketa” holandeze me 3 gola dhe 4 asiste, ndërsa iberikasi e shoqëron me 3 rrjeta dhe 3 shërbime. Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, rezulton se prej 25 golave në total të ekipit, 64% janë “gatuar” nga këmbët e repartit defensiv, tregues se “formula sekrete” e Ksabi Alonsos në ekip nuk është sulmi, por efikasiteti i mbrojtjes.Në bazë të statistikës, mbrojtja kontribuon mesatarisht me 2 gola për ndeshje.
Krahas kryesuesve në “top” ligat më të rëndësishme në kontinentin e vjetër, Leverkuseni nuk ka rivalë në efikasitetin e prapavijës rreth finalizimeve. Interi përpiqet të ndjekë disa gjermanë, por që mbetet në kuotën 54.1% në dobi të mbrojtjes rreth golave. Monako, Totenhem dhe Reali plotësojnë renditjen e liderëve në kampionatet respektive. Nëse analizojmë brenda Gjermanisë, reparti para porte i Bajernit gjendet në limitin e 19.2%, madje më keq se Dortmundi me 29.4%.
