TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Parma ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Milan, në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A.
“Rossonerët” mbajtën posedimin por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 0-1.
Milani e nisi me lojë më agresive, me Ardon Jasharin që kishte një rast të mirë shënimi por Corvi me super pritje ia mohoi golin.
Pas kësaj, një rast shënimi e kishte edhe Rafael Leao, por portugezi goditi shtyllën.
Kur askush s’e priste, ishte Mariano Triolo që shënoi me kokë pas harkimit të Valerit për t’i dhënë epërsinë Parmas (85’). GOLI
Kësisoj, Milani tani është plot 10 pikë nën Interin me 54 pikë ndërsa Parma zë pozitën e 12-të me 32 pikë.