SPORT, 16 Qershor 2025, 17:50

Okazion i merkatos! Dëshira më e madhe e trajnerit spanjoll, por futbollisti i Kombëtares dëshiron të luajë në Champions

Okazion i merkatos! Dëshira më e madhe e trajnerit spanjoll, por

Adrion Pajaziti është okazion në merkaton e verës. Futbollisti i Kombëtares po shkon drejt fundit të kontratës me Fulham dhe qëndron në kërkim të skuadrës së re, ndërsa klubet e Ballkanit kanë lëvizur për këtë fakt.

Interesi më i madh është në Kroaci. Pajaziti shkëlqeu në huazimin te Gorica duke shënuar edhe gola vendimtarë. Nga Kroacia raportohet se Pajaziti dëshiron të firmosë me Rijekën.

Kampionët e Kroacisë do të luajnë mundësitë e tyre drejt Champions dhe kjo po e shtyn 22-vjeçarin. Në anën tjetër më parë u tregua se trajneri i Hajduk Split, Gonzalo Garsia, e ka mesfushorin në krye të listës së dëshirave.

Dinamo Zagreb po ashtu ka shfaqur interes konkret. E sigurt duket tashmë se Pajaziti do të bëjë hap cilësor në karrierën e tij.