SPORT, 14 Qershor 2025, 16:52

Alegri e do për t’i lënë “çelsat” e mesfushës së Milanit, Tare me mision të vështirë pas largimit me peshë

Alegri e do për t’i lënë “çelsat” e

Havi Gerra raportohet si dëshira e Alegrit, për t’i lënë “çelsat” e mesfushës së Milanit. 22-vjeçari është pjesë e Valencias dhe ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Do të jetë detyrë e vështirë për Igli Taren, që po ashtu monitoron disa opsione. Gerra bëri mjaft mirë këtë edicion. Mori minuta në 36 ndeshje të kampionatit ku shënoi tre gola dhe asistoi tre të tjerë.

Mesfushori i talentuar është aktualisht në aktivitet me Spanjën U-21. Valencia e afroi te akademia e saj nga Vijareali, për këtë vështirë që të heqë dorë lehtë.

Milani i ka mbushur arkat me largimin e Reijnders. Mançester Siti pagoi 55 milionë euro, ndërsa shifra mund të shtohet për shkak të bonuseve.