TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përshkallëzimi i konfliktit midis Izraelit dhe Iranit ka filluar të japë efektet e para edhe në sportin ndërkombëtar. Sulmuesi iranian i Interit, Mehdi Taremi, është bllokuar në Teheran për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore iraniane pas bombardimeve izraelite.
Taremi ishte planifikuar të bashkohej me skuadrën zikaltër në Los Angeles, ku Interi po përgatitet për debutimin në edicionin e ri të Kupës së Botës për Klube nën drejtimin e trajnerit Cristian Chivu. Por, për momentin, udhëtimi i tij drejt SHBA-së është i pamundur.
Burime pranë klubit italian konfirmojnë se drejtuesit e Interit janë në komunikim të vazhdueshëm me lojtarin dhe po shqyrtojnë rrugë alternative për ta larguar nga Irani. Megjithatë, situata e tensionuar gjeopolitike e bën çdo opsion logjistik të pasigurt dhe të vështirë për realizim.
Në orët dhe ditët në vijim priten zhvillime të reja, por aktualisht, prania e Taremit në Kupën e Botës për Klube është në rrezik serioz.