TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Din Klapija është një emër interesant, për të cilin raportohet se po monitorohet nga FSHF. Sulmuesi 18-vjeçar është pjesë e Amerikës U-18.
Lajpcig shpenzoi 3 milionë euro për ta afruar nga Kustosija e Kroacisë. Prej janarit të vitit të kaluar është pjesë e moshave të Lajpcig, ndërsa ka kontratë të vlefshme dhe për një sezon.
Klapija e nisi gjithçka te moshat e Amerikës, për të kaluar më pas tek ato të Kroacisë dhe deri te rikthimi sërish në Amerikë. Talenti 18-vjeçar luan në qendrën e sulmit.
Për Klapijan jepet informacion shtesë, që mund të luajë me Bosnjë dhe Hercegovinën. Megjithatë origjina e tij tregohet shqiptare.