TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka debutuar me sukses në Kampionatin Botëror të Xhudos që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.
Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Krasniqi kaloi raundin e parë pa garë dhe u përball në raundin e 32-të me xhudisten braziliane Jessica Pereira. Me një paraqitje dominuese, ajo arriti të fitojë me ippon, pasi më parë kishte siguruar edhe një yuko dhe një waza-ari, duke e përmbyllur ndeshjen bindshëm.
Në raundin e radhës (1/16 e finales), kampionia olimpike do të përballet me xhudisten nga Puerto Riko, Francine Echevarria.
Ndërkohë, edhe garuesit e tjerë kosovarë pritet të zbresin në tatami: Akil Gjakova të dielën dhe Laura Fazliu të hënën.