TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bajerni i Mynihut ka marrë një goditje të rëndë këtë fundjavë nga Bokumi, ku u mund në transfertë me shifrat 4-2.
Gjithçka u duk e lehtë për kampionët në fuqi, ku në fillim të sfidës, Levandovski shënoi për të kaluar ekipin e tij në avantazh. Por çdo gjë ndryshoi shumë shpejtë për ekipin e Nagelsman, i cili pësoi katër herë që në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, sërish Levandovski ishte ai që u mundua të shkurtonte diferencat, por në fund Bajerni humbi.
Gjithsesi kampionët janë ende në vendin e parë me nëntë pikë diferencë me vendin e dytë, Dortmundin, që ditën e nesërme do të mundohet të shkurtojë diferencën.
BOKUM 4-2 BAJERN M.
Antvi-Adxhei 14’, Lokadia 38’, Gamboa 40’, Holtman 44’ / Levandovski 9’, 75’