SPORT, 12 Shkurt 2022, 20:20

Seria A/ Buzëqesh Milani, supersfida Napoli-Inter mbyllet në barazim

Seria A/ Buzëqesh Milani, supersfida Napoli-Inter mbyllet në barazim

Është mbyllur në barazim sfida mes Napolit dhe Interit. Edhe pse ndeshja kishte shumë raste, përsëri skuadrat nuk shkuan më shumë se rezultati 1-1.

Napoletanët e nisën vrullshëm sfidën dhe arritën të kalonin në avantazh që në minutën e 7. De Vrij ndërhyri brenda zonës ndaj sulmuesin Osimen. Arbitri u konsultua me VAR-in dhe akordoi penallti. Nga pika e bardhë kapiteni Lorenco Insinje u tregua i saktë. Në pjesën e parë vendasit ishin më kërkues dhe patën disa raste për të shënuar, ndërsa zikaltërit nuk arritën të ishin të rrezikshëm.

Në pjesën e dytë Interi barazoi rezultatin me Edin Xhekon. Sulmuesi boshnjak përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe shënoi golin e barazimit. Minutat e mbetura prodhuan disa raste, por rezultati nuk ndryshoi.

Me këtë barazim Interi mbetet në vendin e parë me 54 pikë dhe Napoli në të dytin me një pikë më pak. Megjithatë Milani mund të marrë kryesimin sepse ndodhen në kuotën e 52 pikëve dhe një fitore ndaj Sampdorias do t’i “katapultonte” në krye të Serisë A.