SPORT, 12 Shkurt 2022, 23:25

Mançester Siti fiton bindshëm ndaj Noruiçit, Guardiola iu shkëputet rivalëve

Mançester Siti fiton bindshëm ndaj Noruiçit, Guardiola iu

Mançester Siti ka arritur një fitore fantastike ditën e sotme përballë Noruiçit në transfertë, me rezultatin 0-4, me Rahim Sterling i cili shënoi një tregolësh.

Ekipi i Guardiolës siguron kështu një tjetër 3-pikësh me vlerë për të “marshuar” pa probleme drejt titullit kampion. Me këtë rezultat, Mançester Siti shkon në +12 pikë nga ndjekësit e Liverpul, që ka dy ndeshje më pak se kryesuesit.

Nga ana tjetër, Frenk Lampard arrin të fitojë pastër me Evertonin e tij kundër Lids, me rezultatin 3-0. Kjo ishte fitorja e parë si trajner i Evertonit në Premier Ligë për teknikun anglez.

Mançester Siti fiton bindshëm ndaj Noruiçit, Guardiola iu