SPORT, 12 Shkurt 2022, 18:27

Reali ndalet nga Vijarreali, tani fokusi është te…PSG-ja

Reali ndalet nga Vijarreali, tani fokusi është te…PSG-ja

Reali i Madridit nuk shkojë më shumë se barazimi 0-0 në transfertën e Vijarrealit.

Në “Estadio de la Ceramica” skuadra e Ançelotit e kishte shumë të vështirë të shënonte gol, përballë një ekipi të mirë organizuar si Vijarreali. Të vetmet që folën për Realin sot ishin vetëm statistikat. Në fushë u pa dhe rikthimi i Garet Bejl, por prezenca e tij nuk u ndje dhe aq shumë.

Reali kështu vazhdon të qëndrojë në vendin e parë në kampionat, por me katër pikë diferencë nga ndjekësit e Sevijas.

Në sfidën e ardhshme, Reali do të udhëtojë drejt Parisit, për t’u përballur me PSG-në në “Champions”.