SPORT, 12 Shkurt 2022, 19:41

Kthimi emocionues i Kristian Eriksen në stadium, ja si e presin tifozët e klubit të tij të ri

Kthimi emocionues i Kristian Eriksen në stadium, ja si e presin

Kristian Eriksen është kthyer përsëri në Angli dhe do të vazhdojë karrierën me klubin e Brentford në Premier Ligë. Mesfushori danez, pas kolapsit në fushë në Euro 2020 e kishte të pamundur të luante me Interin për shkak të rregulloreve shëndetësore në Itali dhe kështu prishi kontratën me zikaltërit, duke nënshkruar në kampionatin anglez ku ai mund të luajë më defibrilator në zemër.

Para ndeshjes së sotme mes Brentford dhe Kristal Palas, lojtari bëri edhe prezantimin me tifozerinë e tij të re. Një pritje emocionuese për të, pasi të gjithë u ngritën në këmbë të përshëndetnin danezin i cili rrezikoi jetën në verën e kaluar dhe tani pas 8 muajsh, është gati të kthehet përsëri në fushën e lojës.

Futbollisti nuk është ende i gatshëm për të luajtur me Brentford, të cilit iu bashkua vetëm në ditët e fundit të merkatos se janarit. Por parashikohet që brenda dy javësh të jetë në gjendje që të japë kontributin e tij për skuadrën që është përfshirë në garën për titull.