TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ylber Ramadani është kthyer në këto momente në liderin e MTK Budapest, një skuadër e cila po përballet me vështirësi të mëdha dhe vetëm falë golit të shënuar sot nga mesfushori i përfaqësueses shqiptare, ka lënë vendin e fundit në renditjen e kampionatit hungarez.
Një gol i cili kishte shumë peshë, pasi i dha fitoren 2-1 skuadrës së MTK në surprizën e javës, pasi erdhi ndaj Pushkash Akademi që kryesonte renditjen dhe mund të shkëputej edhe më shumë nëse merrte pikët e plota.
Skuadra e Ramadanit kaloi në avantazh në pjesën e parë dhe pastaj ishte mesfushori ai i cili finalizoi një kundërsulm perfekt, për të shënuar golin e dytë në minutën e 69. Vendasit shkurtuan diferencën 9 minuta më vonë, por MTK ia doli që të ruante rezultatin deri në fund dhe të merrte tre pikë të arta për renditjen.
Ky ishte goli parë i Ramadanit në 18 ndeshje të luajtur me fanellën e MTK Budapest, klub të cilit iu bashkua në verë dhe ku është kthyer menjëherë në një nga lojtarët më të rëndësishëm.