TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot në 21:00 në Stade de France luhet finalja e madhe e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid.
Si Klopp dhe Ancelotti i kanë besuar lojës sulmuese teksa të dy ekipet pritet të startojë me skemën 4-3-3.
Formacionet e mundshme:

Po cila treshe e ka sulmin më të mirë?
Në fakt si Liverpool dhe Real Madrid i kanë ndryshuar shpesh lojtarët e sulmit.
Klopp e nisi sezonin me treshen Mane, Salah, Firmonho, më pas në vend të brazilanit preferoi Diego Jota në qëndër të sulmit, ndërsa me ardhjen e Luis Diaz në merkaton e janarit, Mane u spostua në qëndër dhe i la vend kolumbianit.
Sa i përket Realit, Ancelotti ka ndryshuar vetëm krahun e djahtë të mbrojtjes. Me Benzema dhe Vincius Jr që e kanë pasu vendin të sigurtë, Ancelotti ka startuar herë me Asensio në krahun e majtë dhe herë me Valverde dhe së fundmi ka përdour edhe Rodrygon në këtë pozicion.
Detajet:
19 trofe në fushë, dy ekipe emblemë të futbollit evropian, UEFA Champions League vjen sot në mbrëmje në një version spektakolar, me Liverpool dhe Real Madrid që përplasen ndërmjet tyre për herë të tretë në një finale kaq të madhe, me një objektiv të vetëm, të bëjnë për vetë “kupën me veshë të mëdhenj”. Të kuqtë e Jurgen Klopp kërkojnë trofeun e 7-të në histori, kërkojnë të “hakmerren” për atë finale të humbur në 2018 ndërsa Real Madrid kërkon të vërtetoi edhe një herë se janë ekspertë në finale të tilla, jo më kot e kanë fituar plot 13 herë, si askush tjetër në Evropë.
Kjo është një sfidë totale, nga tifozët në shkallët e stadiumit tek dueli në pankinë, Klopp vs Carlo Ancelotti. Tekniku gjerman brenda pak kohësh arriti të kthej të kuqtë në periudhën e tyre të artë, kjo është finalja e tretë në 5 vitet e fundit. Ancelotti pasi vendosi një rekord unik, si trajneri i parë dhe i vetëm që fiton në 5 Liga të rëndësishme Evropiane, tani kërkon një tjetër rekord, kërkon të fitojë për herë të katërt në histori trofeun e Champions League, nëse e bën diçka të tillë do të përjetësohet në historinë e futbollit botëror.