TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas 31 vjetësh Roma do të luajë një finale europiane dhe do ta bëjë në Tiranë, për trofeun e parë të Conference League.
Pasi verdhekuqtë e Mourinhos mposhtën 1-0 Leicesterin me një gol të Abraham, në gjysëmfinalen e kthimit të turneut, për romanistët u hapën dyert e Tiranës, ku do të luajnë në "Air Albania"kundër Feyenoord.
Kaq ka mjaftuar që tifozët e Romës të bëjnë gjetjen brilante për të ironizuar kushërinjtë e Lazios, për faktin se ata janë në një finale europiane, pikërisht në ‘shtëpinë’ e drejtorit sportiv të bardhekaltërve. “Tare na lër shtëpinë” ishte parrulla e shfaqur në tribunat e Olimpicos, duke iu referuar faktit se Roma do të luajë në Tiranë dhe lacialët e Tares do ta shohin nga ekrani…
