TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi ka nisur projeksionet për sezonin e ardhshëm, jo vetëm në planin e merkatos, por edhe në atë ekonomik.
Sipas “Corriere dello Sport”, zikaltrit kanë filluar bisedimet me sponsorin teknik “Nike”, kontrata aktuale me të cilët skadon në 2024.
Gjiganti amerikan deri më tani ka kontribuar për arkat me 12.5 milionë euro në vit, të cilave u shtohen edhe bonuset për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane dhe klubi milanez e ka të qartë objektivin për të shkuar përtej kësaj shifre.
Synimi i zikaltërve është një kontratë që do të derdhë në llogaritë e klubit 35-40 milionë euro në sezon, pretendime që bazohen në ecurinë e skuadrës sezonet e fundit, pas titullit kampion në Itali, pjesëmarrjes në faza më të avancuara se grupet në Champions League dhe të qenit pretendentë deri në fund edhe këtë vit për kampionatin.