SPORT, 7 Maj 2022, 17:58

Ibrahimoviç ka ndryshuar mendje se kush është më i mirë mes Ronaldos dhe Mesit

Ibrahimoviç ka ndryshuar mendje se kush është më i

Zlatan Ibrahimoviç ka ndryshuar mendje se kush është më i mirë mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit.

Në një intervistë për ESPN, Ibrahimovic vlerësoi mentalitetin e Kristianos.

“Nuk kam parë kurrë një lojtar me mentalitetin e Ronaldos”, tha Ibrahimovic.

“Ai e ka dëshmuar veten në tre ligat më të vështira në botë. Ndërkohë, disa lojtarë nuk mund të shkëlqejnë as në një nga ligat më të këqija si Ligue 1”.

Këtu Ibrahimovic po ngacmon qartë Messin. Sidoqoftë, lëndimi i Mesit dhe lufta kundër Covid i kanë kufizuar performancat e tij këtë sezon.

Mesi luajti vetëm 31 ndeshje, por megjithatë mori pjesë në 22 gola (9 gola, 13 asistime).