SPORT, 3 Tetor 2023, 23:12

Bajerni triumfon me përmbysje, Gallatasarai shtang Junajtidin në “Old Traford”

Bajerni triumfon me përmbysje, Gallatasarai shtang Junajtidin në

U luajtën mbrëmjen e sotme 2 sfidat e vlefshme për Grupin A të Champions-it të cilat prodhuan plot 8 gola. 

Bajerni i Tuhel, arriti të triufmonte me përmbysje 1-2 ndaj Kopenhagen, ndërkohë që Junajtid, u shtang, duke u mposhtur me përmbysje 2-3 nga Gallatasarai i Ikardit. Skuadra e Ten Hag me këtë humbje është zhytyr në krizë të thellë, teksa stoli i trajnerit është tronditur ndjeshëm.

Vlen të theksohet fakti se Junajtid mbeti me 10 lojtarë në minutën e 77-të, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Kasemiros, ndërkohë Ikardi humbi penallti në minutën e 78-të. Argjentinasi korrigjoi shënjestrën në minutën e 81-të, teksa shënoi golin e fitores.

Kopenhagë-Bajern Mynih 1-2
56′ Lerager . 67′ Musiala, 83′ Tel

Mançester Junajtid-Gallatasaraj 2-3
17′, 67′ Hojlund / 23′ Zaha, 71′ Akturkoglu, 81′ Ikardi.