SPORT, 6 Nëntor 2021, 23:19

“Neymar-Mbappe show”, PSG mposht Bordeaux dhe shkon në +10

“Neymar-Mbappe show”, PSG mposht Bordeaux dhe shkon në +10

Paris Saint Germain vrapon drejt titullit kampion në Francë, pasi ka marrë një tjetër fitore mbrëmjen e sotme, 2-3 në transfertën ndaj Bordeaux dhe është ngjitur në kuotën e 34 pikëve, plot dhjetë më tepër se Lens i vendit të dytë.

Braziliani Neymar shënoi dy herë në pjesën e parë, me dy asiste të Kylian Mbappe, ndërsa në të dytën ishte vetë sulmuesi i talentuar francez që mbylli llogaritë e ndeshjes, duke shënuar edhe golin e tretë në portën e Bordeaux.

Vendasit u zgjuan shumë vonë dhe gjetën golin e parë me Elis në minutën e 79’, ndërsa në shtesë Niang rihapi takimin, por nuk kishte më kohë për të shmangur humbjen që e lë Bordeax në vendin e 16 me 12 pikë.