SPORT, 6 Nëntor 2021, 12:07

Mediat portugeze zbulojnë skandalin, Messi “i vjedh” Lewandowskit ‘Topin e Artë’

Në mediat portugeze po qarkullon lajmi se tashmë është vendosur se kush do të jetë fituesi i “Topit të Artë” për këtë vit, ceremonia e të cilit do të mbahet me 29 nëntor.

Sipas “RTP Desporto”, “Farce Football” ka njoftuar Lionel Messin se ai është fituesi i “Topit të Artë”, ku për sulmuesin argjentinas do të ishte i shtati çmim individual i shtuar në vitrinën e tij.

Kupa e Mbretit dhe Trofeu i parë me Argjentinën janë dy nga arsyet e këtij vendimi, ndërsa kjo shihet si “vjedhje” për sulmuesin polat të Bayern Munich, Robert Lewandowski, i cili ka arritur të fitojë gjithçka me skuadrën gjermane.