TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hap fals i Chelsea në shtëpi në Premier League. Ekipi i Tuchel nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në “Stamford Bridge” kundër Burnley. Kai Havertz zhbllokoi takimin me një gol me kokë (33’). Sulmuesi gjerman shfrytëzoi një kros të bukur të James.
Burnley shfrytëzoi një pasiguri të mbrojtjes vendase dhjetë minuta përpara fundit, moment kur çeku Vydra barazoi takimin.
Norwich priti 11 javë për të marrë suksesin e parë sezonal. Rashica titullar dhe protagonist te goli i parë, teksa “Kanarinat” triumfuan 1-2 në fushën e Brentford.
Miqtë kaluan në avantazh falë rrjetave të Normann dhe finlandezit Pukki (penallti). Pa vlerë goli i Henry për vendasit.
Crystal Palace fitoi 2-0 kundër Wolves, falë golave të Zaha dhe Gallagher në fraksionin e dytë të sfidës.