TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Real Madridi ka arritur të triumfojë 2-1 përballë Rayo Vallecanos në “Santiago Bernabeu” në kuadër të javës së 12 në La Liga.
“Galaktikët” zhbllokuan rezultatin që në minutën e 14-të me anë të Toni Kroos, falë një aksioni spektakolar.
Ndërsa pjesa e parë po shkonte drejt përfundimit, Karim Benzema shënon edhe golin e dytë për vendasit pas një super asisti të David Alabas.
Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e dyfishtë për ekipin e Ancelottit, ndërsa e dyta do të niste sërish më mire për Realin, por nuk ia del ta mbyllë ndeshjen.
Në minutën e 69 për Vallecanon futet në lojë, Radamel Falcao dhe në të 77 vjen goli pikërisht nga “El Tigre” i cili rihap takimin.
Minutat e fundit do të flisnin më shumë për miqtë, por fati dhe Courtois do t’i thonin jo golit të barazimit.
Një fitore shumë e rëndësishme që dërgon Realin të vetëm në krye momentalisht, ndërsa Vallecano renditet e 6-ta me 20 pikë.
Kujtojmë që, për Rayo Vallecanon luajti 90 minuta mbrojtësi shqiptar Ivan Balliu, i cili bëri një paraqitje të mirë.