TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dita e sotme është dita e derbit të Mançesterit dhe Pep Guardiola e di mirë se këtë vit, nuk do të jetë aq e thjeshtë.
Në radhët e “djajve të kuq” është kthyer një lojtar i cili në të kaluarën i ka krijuar jo pak telashe bluve të Sitit me golat e tij. Kristiano Ronaldo.
Ndaj trajneri nuk ka kursyer elozhet në konferencën e vigjiljes së sfidës. “Çfarë pres nga Ronaldo? Do të shënojë gol gjithë jetën. Në moshën 75 vjeçare, me shumë mundësi do të jetë në pension, para një barbekju, por do të gjejë një mënyrë për të shënuar gol.
Lojtarë si ai e Mesi komentohen vetë, për atë që kanë bërë në dhjetëvjeçarin e fundit në botën e futbollit, duke shënuar gol pas goli.
Kur u bë e qartë që Ronaldo do të largohej nga Juventusi, emri i tij u lidh me shumë klube, edhe me Mançester Sitin. Por nëse është i kënaqur tani, duhet të pyetni Solskajer.
Mendoj se janë të dy shumë të lumtur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Gjithsesi, është diçka e mirë për kampionatin që u kthye.
Junajtid i përket Kristiano dhe Kristiano i përket Junajtid, bën pjesë në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e klubit”, tha Guardiola për kundërshtarin e tij.