TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi ka arritur të mposhtë mes vuajtjesh Fiorentinën, duke u rikthyer te fitorja pas tri javësh në Serinë A.
Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadra që tentuan disa herë të gjenin rrugën e golit, por pa rezultatin. Në minutën e 73-të, violët mbeten me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Milenkoviç.
Ishte pikërisht ky momenti kur sfida mori rrjedhë tjetër, pasi Fiorentina u kthye mbrapa të mbronte. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 91-të të takimit nga një ish.
Ishte pikërisht Kuadrado që i dha tri pikët Juventusit, duke shënuar një super gol nga kënd i pamundur.
Alegri gëzon tri pikët e marra që e ngjisin në vendin e 8-të në renditje në kuotën e 18 pikëve, po aq sa Fiorentina.