SPORT, 6 Nëntor 2021, 14:36

Një fanellë e stiluar në nder të Maradonës, ja si e kujton Napoli numrin 10!

Një fanellë e stiluar në nder të Maradonës, ja si e

Një legjendë si Diego Maradona - një mit i vërtetë për futbollin - nuk mund të harrohet lehtë, aq më tepër nga klubi ku kaloi pjesën më të bukur të karrierës së tij, Napoli.

Të kaltrit, titullin e fundit në Serinë A e kanë fituar pikërisht me "El Pibe D’Oron" në fushë dhe në nder të kujtimit të tij, me Maradonën gjatë këtij muaji mbush një vit që është ndarë nga jeta, klubi i Napolit në bashkëpunim me markën Emporio Armani ka vendosur të stilojë një fanellë të re me foton e Maradonës kur luante për Napolin në pjesën e përparme të cilën do ta mbajë veshur në tri sfidat e këtij muaji në Serie A, duke filluar me ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Veronës për të vijuar me takimet delikate ndaj Interit në San Siro dhe Lazios në shtëpi.

Një gjest shumë i bukur ky i klubit të Napolit në nder të një legjende si Maradona, kujtimin e të cilët kërkon t’ua transmetojë brezave të rinj pasi për atë çfarë bënte në fushë me të kaltrit kampioni argjentinas duhet marrë si shembull nga të gjithë.