TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Barcelona është shokuar në minutat e fundit përballë Celta Vigos (3-3), duke shpërdoruar avantazhin e tre golave të siguruar në pjesën e parë dhe duke dalë me vetëm një pikë.
Ndeshja nisi shumë më mirë për Barcelonë, që momentalisht drejtohet nga Sergi, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 5-të me anë të Ansu Fati. Nuk do të vononte shumë dhe kapiteni Busquets do të shënonte golin e dytë në minutën e 18-të.
Gjithçka fliste për ekipin katalanas që u duk se më në fund do të kthehej te fitorja në kampionat. Si asnjëherë këtë sezon, “katalanasit” do ta mbyllnin pjesën e parë me avantazhin e 3 golave, pasi Depay do të shënonte po në minutën e 34’.
Miqtë duket se kthehen në fushë në pjesën e dytë me fitoren e siguruar, por vendasit fillojnë ta “pickojnë” në minutën e 52 me Aspas dhe ta “trembin” në minutën e 74 me Noliton.
Barça fillon të përmendet, por vendasit kishin marrë zemër pas dy golave dhe në minutën e 90+6 është sërish Aspas që bën stadiumin të shpërthejë në festë duke shënuar golin e 3 dhe të barazimit.
Kjo është ndeshja e 4 radhazi që Barcelona nuk fiton në La Liga, duke u renditur tanimë në vendin e 9 me 17 pikë, ndërsa Celta Vigo në vendin e 14 me 12 pikë.