SPORT, 22 Janar 2022, 23:55

Dy minuta përmbysën gjithçka, Atletiko Madrid mund Valencian në një ndeshje të çmendur

Dy minuta përmbysën gjithçka, Atletiko Madrid mund Valencian

Atletiko Madrid ka marrë një fitore të çmendur më përmbysje në La Liga . Ekipi i Simeones fitoi në shtëpi me Valencian me rezultatin 3-2.

Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 25 me autor Musah. Më pas në fundin e pjesës së parë Valencia dyfishoi me golin e Duros.

Atletiko Madrid u përpoq të reagonte dhe ngushtoi diferencat me golin e Kunjës. Kur dukej se gjithçka po përfundonte, madrilenët bënë përmbysjen e madhe për 2 minuta. Korrea barazoi rezultatin në minutën e 91 dhe në të 93’ erdhi goli i fitores.

Me këtë triumf Atletiko Madrid shkon në kuotën e 36 pikëve në kampionat, kurse Valencia mbetet në vendin e nëntë me 29 pikë.