TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas 12 fitoreve radhazi në Premier Ligë, Mançester Siti ndalet në stadiumin “St. Mary’s”, në një barazim 1-1 përballë vendasve të Sauthemptonit.
“Shenjtorët” nisin shumë mirë sfidën dhe arrijnë të shënojnë golin e avantazhit, që në minutat e para të ndeshjes me anë të Uollker-Peters në minutën e 7-të.
Në minutën e 23 të sfidës ndaj kryesuesve të kampionatit anglez, Armando Broja tregoi me një shpërthim të tijin të gjithë talentin që ka, duke shkuar drejt portës dhe duke dërguar topin me qetësi, në rrjetë.
Por festa e tij zgjati vetëm pak sekonda, pasi më pas sulmuesi kuqezi u sinjalizua në pozicion jashtë loje dhe goli iu anulua,
Në minutën e 57-të erdhi një tjetër rast i artë për sulmuesin shqiptar, kur pas një goditje nga këndi, ai gjuajti me kokë para portës së Sitit. Por për fat të keq, topi u ndal nga shtylla e portës së Ederson.
Skuadra e Guardiolës e nisi më mirë pjesën e dytë dhe shënoi golin e barazimit me Laport në minutën e 65-të.