SPORT, 9 Korrik 2022, 21:27

Në Angli e shohin pranë Mançester Junajtid, reagon Strakosha: Është normale, shumë shpejt…

Në Angli e shohin pranë Mançester Junajtid, reagon Strakosha:

Mediat angleze kanë publikuar sot lajmin e bujshëm se Thomas Strakosha është alternativë për portën e Mançester Junajtid. Portieri i përfaqësueses shqiptare është lojtar i lirë pasi ka mbyllur kontratën me Lacion dhe tashmë mund të zgjedhë të ardhmen e tij, gjë që ka sjellë interesimin e klubit të njohur anglez.

Vetë Strakosha i ka cilësuar këto zëra si normale, pasi mendon se për lojtarë të lirë, ka interesim të vazhdueshëm, siç tregoi në një prononcim të shkurtër për portalin “Insajderi”.

“Është normale kur je futbollist i lirë që klubet të interesohen. Menaxherët janë duke folur me klube por shumë shpejt do të marr vendimin rreth të ardhmes. Nuk kam vendosur ende. Klube të Premier Ligës janë të interesuara”, ishte deklarata e Strakoshës rreth zërave të fundit për të ardhmen e tij.