SPORT, 9 Korrik 2022, 21:23

Premiot e Champions: Ja sa do të përfitojnë klubet

Premiot e Champions: Ja sa do të përfitojnë klubet

Champions League 2022/23 vlen 2.022 miliardë euro. Kjo do të jetë shuma totale e çmimeve që UEFA do të shpërndajë për 32 klubet pjesëmarrëse në kompeticionin më të lartë europian.

Por si do të shpërndahen? Secili nga 32 klubet që do të kualifikohen në fazën e grupeve do të marrin 15.64 milionë euro. Për çdo ndeshje do të merren 2.8 milionë euro për fitore dhe 930.000 euro për barazim: shumat e pashpërndara (930.000 euro për barazim) do të grupohen dhe rishpërndahen mes klubeve që marrin pjesë në fazën e grupeve në raport me numrin e fitoreve. Midis çmimit fillestar dhe bonusit të performancës, kushdo që fiton Champions League mund të marrë një maksimum prej 85.14 milionë euro.

Klubet që kualifikohen në fazën eliminatore do të marrin shumat e mëposhtme:

kualifikimi në fazën e 16-shes: 9.6 milionë euro për klub;

kualifikimi në çerekfinale: 10.6 milionë euro për klub;

kualifikimi në gjysmëfinale: 12.5 milionë euro për klub;

kualifikimi në finale: 15.5 milionë euro për klub;

fitorja në finale: 4.5 milionë.

Përveç kësaj, dy klubet që kualifikohen për Superkupën e UEFA-s do të marrin secila 3.5 milionë euro, me fituesin 1 milionë euro shtesë.

Më pas do të shtohen të ardhurat që rrjedhin nga renditja dhjetëvjeçare. Totali prej 600.6 milionësh ndahet në "koeficiente aksionesh" prej 1.137 milionë euro secila: skuadra e renditur më ulët merr vetëm një, skuadra e renditur e parë do të marrë 32 (ekuivalente me 36.38 milionë euro).

Së fundi, është grupi i tregut (300.3 milionë) i cili do të shpërndahet në bazë të vlerës së çdo tregu televiziv të përfaqësuar nga klubet pjesëmarrëse në Champions League (nga faza e grupeve e tutje) dhe do të ndahet midis skuadrave pjesëmarrëse nga secila federatë.

Gjysma e shumës që përfaqëson vlerën e çdo tregu do të ndahet mes skuadrave në bazë të rezultateve të tyre në kampionatin e mëparshëm kombëtar.

Në këtë ndarje nuk përfshihet mbajtësi i Champions League ose Europa League që nuk kualifikohet për Champions përmes kampionatit. Gjysma tjetër e shumës që përfaqëson vlerën e secilës merkato do të paguhet në përpjesëtim me numrin e ndeshjeve të luajtura nga çdo klub në Champions 2022/23.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, përllogaritja për ndikimin e Covid: siç shpjegohet nga UEFA, nga shpërndarjet për klubet e sezonit 2022/23, do të zbriten 97.6 milionë euro në total, në raport me konkurrencën dhe në raport me të ardhurat e çdo klubi.