SPORT, 8 Gusht 2025, 19:36

Ndeshja më e ndjekur në Ligën e Konferencës, Hajduk Split-Dinamo vendos rekord për sezonin në Europë

Ndeshja më e ndjekur në Ligën e Konferencës, Hajduk

Ndeshja mes Hajduk Split dhe Dinamos në Ligën e Konferencës, ka qenë spektakolare edhe për shkak të atmosferës në shkallët e stadiumit “Poljud” në qytetin kroat.

Sfida është ndjekur nga 31652 persona të pranishëm, siç flasin shifrat zyrtare, duke iu afruar kapacitetit të plotë të tij prej 34 mijë vendesh. Një prani shumë e madhe për fazën kualifikuese të turneut, që përbën deri tani rekordin e këtij sezoni, si ndeshja me më shumë tifozë të pranishëm.

Sa i përket ndeshjeve të këtij sezoni në të gjitha kompeticionet e UEFA-s, kjo është ndeshja e 8-të me më shumë tifozë, pasi në sfidat e Ligës së Kampioneve ka normalisht një numër më të madh mbështetësish të pranishëm. Rekordin për të gjithë kompeticionet e mban sfida mes Rejnxhërs dhe Panathinaikos me 49548 spektatorë të pranishëm.

Për t’u vlerësuar është edhe prania e 32457 spektatorëve në ndeshjen mes FCSB dhe Shkëndijës së Tetovës në Bukuresht, që u mbyll me suksesin e kuqezinjve. Ajo mban vendin e 6 në renditjen sezonale.