SPORT, 7 Gusht 2025, 19:02

Interi duhet të ngutet për Lukman, Arsenali bëhet gati t’i “vjedhë” sulmuesin nigerian

Interi duhet të ngutet për Lukman, Arsenali bëhet gati t’i

Interi duhet të zgjedhë një strategji tjetër për të bindur Atalantën për transferimin e Ademola Lukman. Nëse klubi zikaltër nuk ngutet për të plotësuar dëshirat e bergamaskëve, atëherë rrezikon të humbasë lojtarin, pavarësisht bojkotimit të stërvitjeve nga ky i fundit për të bindur klubin aktual për transferimin.

Shkak është bërë interesimi i vazhdueshëm i Arsenalit për situatën e futbollistit nigerian. Mikel Arteta është gjithmonë në kërkim të anësorëve të sulmit cilësore dhe duke parë garën e përforcimeve që ka nisur në kampionatin anglez mes rivalëve të “topçinjve”, raportohet se i ka kushtuar një vëmendje të veçantë pikërisht Lukman.

“The Sun” bën të ditur se Arsenali mund të plotësojë kërkesën prej 45 milionë paund të Atalantës për të lënë të lirë lojtarin, por janë vendosur më parë disa prioritete të tjera në merkato që po ndiqen po me aq interes. Ky lajm padyshim gëzon Atalantën që shpreson në një ankand të hapur që do të rritë vlerën e futbollistit, për të cilin një kthim në Premier Ligë nuk do të ishte një opsion për t’u hedhur poshtë.