TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrëmë në Poloni, në stadiumin e Poznan u zhvillua ndeshja mes Lech Poznan dhe Crvena zvezdës (1-3) në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Champions League.
Ekipi serb fitoi në fushë, por ajo çka ka tërhequr vëmendjen është një baner skandaloz që u shfaq nga tifozët e pranishëm.Tifozët polakë shpalosën banerin “Kosova është Serbi” dhe flamurin serb.
Mediat në Serbi i thurën lavde këtij veprimi skandaloz, duke thënë se tifozët polakë e kanë fituar simpatinë e tyre me këtë veprim. Jo vetëm kaq, në kanalet e komunikimit, Crvena zvezda ka postuar një foto të banderolës dhe ka falenderuar tifozët e Lech Poznan.
Këto veprime skandaloze janë bërë të zakonshme sa herë që një skuadër serbe luan ndeshje ndërkombëtare.
Dziękuję @LechPoznan!
— FK Crvena zvezda (@crvenazvezdafk) August 6, 2025
????⚪️ #fkcz pic.twitter.com/YO5nh0LoRH