TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sergei Rebrov e ka mbyllur me Ukrainën. Federata njoftoi zyrtarisht vendimin për përfundimin e bashkëpunimit mes palëve.
Rebrov ishte trajner i kombëtares që nga vitit 2023. Eliminimi në gjysmëfinalen e “play off”, ndërsa synohej pjesëmarrja në Botëror, ishte mjaft tronditës.
51-vjeçari drejtoi përfaqësuesen e Ukrainës në 34 ndeshje. Gjatë kësaj kohe fitoi 16, humbi dhjetë dhe barazoi tetë të tjera.
Shkarkimi i tij u kërkua në kor nga tifozët, pikërisht pas miqësores që u fitua ndaj Shqipërisë në fundin e muajit mars. Vendimi përfundimtar për t’u larguar nga stoli erdhi tri javë më vonë.