SPORT, 10 Nëntor 2022, 20:18

Miqësoret e nëntorit me San Marinon dhe Malin e Zi, Alban Bushi publikon listën e Shqipërisë U-21

Miqësoret e nëntorit me San Marinon dhe Malin e Zi, Alban Bushi

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Alban Bushi, ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoret e muajit nëntor që Shqipëria U-21do të luajnë ndaj San Marinos dhe Malit të Zi. Tekniku ka vendosur të grumbullojë 24 lojtarë për dy sfidat, teksa bie në sy prania e një numri të madh lojtarësh nga kampionati shqiptar.

Kështu, në listë janë 11 lojtarë që u përkasin skuadrave të ndryshme dhe jo vetëm në Superiore, pasi janë përfshirë edhe portieri Simoni i Dinamos dhe mbrojtësi Metaliaj i Besëlidhjes. Ndërkaq, pjesa më e madhe e futbollistëve vijnë nga kampionate të huaja, me lojtarë të njohur për eksperiencat e tyre të para me fanellën kuqezi.

Ndërkohë, pjesë lojatarëve është dhe talenti Arda Kurtulan, i cili luan për Adana Demirspor në Turqi. 

Ai është pjesë e listës së përfaqësueses U21 për këto ndeshje, teksa po kryen procedurën e pajisjes me pasaportën shqiptare që të zyrtarizojë kalimin e tij me fanellën kuqezi, pasi më parë ka luajtur për moshat e Maqedonisë së Veriut dhe për të kishte shfaqur interes edhe Turqia.

Miqësoret e nëntorit me San Marinon dhe Malin e Zi, Alban Bushi