SPORT, 9 Nëntor 2022, 23:23

Shtatë gola në “San Siro”, Interi shpartallon Bolonjën e Tiago Motës

Shtatë gola në “San Siro”, Interi shpartallon

Interi i pamëshirshëm! Zikaltërit e Inzagit, shpartalluan me rezultatin 6-1 Bolonjën në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Serisë A, duke nxjerrë kështu “dufin” e humbjes me Juventusin në fundjavë.

Miqtë e drejtuar nga Tiago Mota, kaluan të parët në avantazh në minutën e 22-të, ndërkohë që interistët përmbysën gjithccka në pjesën e parë me Xhekon (26'), Dimarkon (36') dhe Lautaro Martinez (42')

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-1. Ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Interi shënoi edhe tri herë të tjera me Dimarkon (48'), Çalhanoglu (59') dhe Gosens (76')

Vlen të theksohet fakti se në minutën e 74-t, trajneri Inzagi aktivizoi Kristjan Asllanin, që provoi të linte gjurmë në këtë sfidë, duke goditur shtyllën në minutën e 84-t.

Me këtë fitore, zikaltërit u ngjitën në kuotën e 27 pikëve, duke u barazuar me Lacion dhe Atalantën.

Shtatë gola në “San Siro”, Interi shpartallon