SPORT, 10 Nëntor 2022, 17:18

Titullari i Interit pranë rinovimit të kontratës, e konfirmon Marotta

Titullari i Interit pranë rinovimit të kontratës, e konfirmon

Rinovimi i Milan Skriniar me Interin duket më afër se kurrë. Të paktën, këtë ka lënë të kuptohet drejtori sportiv i zikaltërve, Beppe Marotta në një intervistë të dhënë për mediat.

“Jam shumë i sigurt dhe optimist për të arritur një marrëveshje me Skriniar për kontratën e re afatgjatë. Ne do të jemi në kontakt me agjentët e tij dhe shpresojmë ta mbyllim atë në javët e ardhshme” – Tha ai.

Mbrojtësi sllovak u përfol shumë për një kalim të mundshëm në verë te PSG, por pavarësisht thashethemeve, ai vendosi të qëndojë te nënkampionët e Italisë.