SPORT, 10 Nëntor 2022, 14:00

Gola shqiptarësh në Turqi, Rroca dhe Topalli protagonistë për Istanbulsporin në Kupë

Gola shqiptarësh në Turqi, Rroca dhe Topalli protagonistë

Eduart Rroca tund rrjetën në Turqi me fanellën e Istanbulsporit!

Ish-sulmuesi i Luftëtarit dhe i Kukësit ka shënuar në ndeshjen që është zhvilluar në Kupën e Turqisë ndaj Etimesgut me rezultatin 3-2, takim që përfundoi pas 120 minutave lojë, sepse koha e rregullt ishte në baraspeshë totale 2-2.

29-vjeçari ka shënuar golin e barazimit në minutën e 75′.

Ndërsa goli i parë mban sërish firmën e një shqiptari, Jetmir Topallit, i cili ngushtoi diferencat në 1-2.

Ky ishte goli i 2 për Eduart Rrocën në 7 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e Istanbulsporit, teksa nuk ka dhuruar dot asnjë asist.

Ndërsa për Topallin ky ishte goli i tij i 4 në të gjitha kompeticionet për skuadrën turke në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku ka dhënë dhe një asist.