TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe Dinamon e Tiranës, ka shpallur ditën e sotme listën e lojtarëve që do të udhëtojnë në Kampionatin Botëror të Katarit, në të cilën janë përfshirë 26 futbollistë.
Pavarësisht ndryshimit të brezave, duket qartë se Kroacia ka sërish një ekip për një renditje të lartë në Botëror, ku do të synojë të mbrojë titullin e nënkampiones së botës.
Kroacia ndeshjen e parë në Botëror do ta luajë më 23 nëntor kundër Marokut. Katër ditë më pas do të luajë kundër Kanadasë, ndërsa grupin do ta mbyllë me një duel kundër Belgjikës.
Kupa e Botës në Katar do të luhet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor të këtij viti. Për sa i përket listës së Kroacisë, bien në sy emrat e veteranëve si Lovren, Vida, Modriç, Brozoviç, Perisiç, Kramariç, etj, të ndërthur këto edhe me lojtarë të rinj tepër cilësorë.
Portierë: Livakoviç, Ivusiç, Grbiç
Mbrojtësit: Gvardiol, Lovren, Soza, Juranoviç, Sutalo, Vida, Erliç, Stanisiç, Barisiç
Mesfushorët: Modriç, Brozoviç, Kovaçiç, Pasaliç, Majer, Vlasiç, Suçiç, Jakic
Sulmuesit: Perisiç, Petkoviç, Kramariç, Budimir, Livaja, Orsiç