SPORT, 10 Nëntor 2022, 14:30

Surprizohet Lukaku, zhgënjehen dy futbollistët e Milanit. Belgjika publikon listën për në Botërorin e Katarit

Surprizohet Lukaku, zhgënjehen dy futbollistët e Milanit. Belgjika

Belgjika ka publikuar listën e Botërorit të Katarit, e cila do të mbahet nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor.

Trajneri Roberto Martinez ka grumbulluar 26 futbollistë, mes tyre fantazistin e Milanit, Sharls De Ketelar dhe sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku.

Një vendim surprizë ky i trajnerit të “Djajve të Kuq”, duke parë se gjiganti belg i zikaltërve ka pësuar dy dëmtime në një hark shumë të shkurtër kohor, duke bërë që mos të aktivizohet shumë në këtë sezon me nënkampionët e Italisë.

Gjithashtu për këtë listë zhgënjehen dy lojtarë të tjerë të Milanit që prisnin një ftesë nga kombëtarja, Divok Origi, i cili po merr minuta me kampionët aktualë të Italisë dhe Aleksis Salemakers, i cili ndodhet i dëmtuar, por ka marrë “OK” nga mjekët për të luajtur.

LISTA ZYRTARE E TË GRUMBULLUARVE TË BELGJIKËS PËR BOTËRORIN E KATARIT –

Surprizohet Lukaku, zhgënjehen dy futbollistët e Milanit. Belgjika