SPORT, 9 Nëntor 2022, 18:31

Rekord për talentin e Bajernit, mesfushori gjerman shënon emrin me gërma të arta në Bundesligë

Rekord për talentin e Bajernit, mesfushori gjerman shënon emrin me

Xhamal Musiala padiskutim po shijon sezonin më të mirë me ngjyrat e Bajern. Talenti gjerman vazhdoi serinë e finalizimeve edhe gjatë përballjes me Verder në “Allianz Arena”.

Rrjeta e tij nuk i dha vetëm udhë suksesit të Bajern, e përfunduar me shifrat e 6-1, por vendosi edhe rekord në historinë e Bundesligës.

Xhamal ka shënuar 9 gola pas 14 javësh në kampionat, e përkthyer si adoleshenti më i ri që arrin kuotë të tillë.

Lojtari i përfaqësuese gjermane po kthehet në një lojtar të pazëvendësueshëm, jo vetëm në skemat e Nagelsman, por edhe në konkretizimin e sukseseve në çdo kompeticion ku bavarezët shkelin.

Ai nuk dallohet vetëm në tundjen e rrjetës së kundërshtarit ku 4 asistet pasqyrojnë kontributin ndaj shokëve.

Në këtë sezon të ri, “Bambi” gëzon shifra në piedestal. Në 21 takime të zhvilluar me ngjyrat e rekordmenëve në sezonin aktual ka arritur të shijojë golin numër 12 dhe të jap 6 asisite, përfshirë duelet në Superkupë, Kupë, Bundesligë dhe Champions.