TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vedat Muriqi nuk e ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi kosovar vijon të shënojë rregullisht në La Liga dhe këtë herë viktima e radhës është Atletiko Madrid.
Lojtari dardan shfrytëzoi më së miri një asist të kostas, për të dërguar topin pas shpinës së Oblak. Për Muriqin ky është goli i tetë i tij në kampionatin spanjoll, në 12 ndeshje kampionati.
Majorka bleu përfundimisht në verë kartonin e tij dhe fusha po tregon se kjo ka qenë një lëvizje e zgjuar e klubit nga Palma de Majorka.