SPORT, 9 Nëntor 2022, 19:27

“Këpuca e Artë” për Levandovskin, sulmuesi merr çmimin prestigjioz për vitin e dytë radhazi

“Këpuca e Artë” për Levandovskin, sulmuesi merr

Robert Levandovski mori sot “Këpucën e Artë” për të dytin vit radhazi.

Sulmuesi polak i Barcelonës u vlerësua si golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Europë.

Shifrat flasin vetë dhe nuk të lënë shteg për dyshime, pasi numri i golave të shënuar prej tij ka qenë mjaft i lartë.

Në fjalën e tij pas çmimit, 34-vjeçari u shpreh i lumtur.

“Jam i lumtur, falenderoj ish-shokët e mi dhe Bayern Munich. Dy muajt e parë në Barcelonë ishin të komplikuara, por unë qëndrova i fokusuar. Tani jam shumë i lumtur dhe i motivuar për këtë sfidë të re. Jemi gati, jam i sigurt se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë. Barcelona është më shumë se një klub. Këtu ata duan vetëm një gjë, te fitojnë tituj”, tha ai pas çmimit.